Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kujton 111 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe

Haradinaj: Heqja e taksës do të ishte gabim i madh me të cilin do të tallej Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se heqja e taksës do të ishte gabim i madh me të cilin do të tallej Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e bëjnë një gabim të tillë, kjo do të ishte e pafalshme sepse heqja e taksës është ekuivalent me Gjykatën Speciale. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shtuar më tutje se largimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të ishte në dëm të prodhuesve vendor, që gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti janë mashtrues sepse shumë qëndrime të tij janë mashtrime siç është rasti me taksën e vendosur për produktet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave …