U përurua libri publicistik, “Feniks në Kalvar” dhe përmbledhja poetike, “Atdheu e poeti”, të autorit, Martin Çuni

U përurua libri publicistik, “Feniks në Kalvar” dhe përmbledhja poetike, “Atdheu e poeti”, të autorit, Martin Çuni

Sot në orën 14.00 në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, janë përuruar,  libri publicistik dokumentar: “Feniks në Kalvar”,  dhe  përmbledhja  poetike, “Atdheu e poeti”, të shkrimtarit, poetit dhe publicistit,  Martin Çuni.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në përurim, drejtori i Radios, Kosova e Lirë Ahmet Qeriqi ka thënë se Libri “Feniks në Kalvar”, është një pasuri tjetër dokumentare artistike e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po del në dritë, për së dyti, 20 vjet  pas mbarimit të luftës. Me botimin e këtij libri vazhdon të pasurohet fondi artistik e dokumentar i publicistikës së luftës të UÇK-së, pavarësisht se librat e  kësaj tematike e përmbajtje,  nuk financohen nga institucionet e Kosovës. Aktiviteti gjatë luftës i Martin Çunit ka qenë i gjithanshëm dhe vështirë i krahasueshëm me ndonjë  tjetër nga dimensioni i angazhimit dhe aktivitetit në shërbim të pandërprerë, ditë as natë, në luftën e UÇK-së. Dëshmi për të gjitha këto dhe shumë të tjera, të cilat nuk përmenden dot me një fjalë rasti, sikur është kjo kur po e përurojmë librin e tij të radhës, “Feniks në Kalvar” është vetë Martini, jemi të gjithë bashkëluftëtarët e tij, janë qindra ushtarë, eprorë e pjesëtarë të popullatës së zhvendosur, është arkivi i botuar i Radios në 3 vëllime, janë librat e tij të botuara pas luftës, janë rreth 1000 foto autentike të kohës së luftës, të cilat i ka filmuar  me aparatin e tij fotografik në zonat e luftës, është diktafoni i tij gjatë luftës,  i cili ka regjistruar qindra biseda me luftëtarë e eprorë.

Në fjalën e tij lidhur me përmbledhjen poetike “Atdheu e poeti” të Martin Çunit, ka folur edhe veprimtari e shkrimtari, Rrahim Sadiku, i cili ka shkoqitur disa veçanti të poezisë së Martin Çunit në përgjithësi, veçmas në përmbledhjen e fundit poetike, Atdheu dhe poeti. Ai ka vlerësuar opusin krijues të autorit, i cili ka botuar disa përmbledhje poetike, në të cilat ka pasqyruar me realizëm realitetin objektiv të Kosovës para gjatë dhe pas luftës.

Për librat e Martin Çunit kanë folur dhe Rizah Graiçevci dhe Fadil Curri, ndërsa kanë lexuar poezi; Kaona Gashi dhe Bjeshka Agron Çuni.

 Në fund të përurimit, autori, i dy librave: Martin Çuni foli për disa aktivitete të tij poetike në Gjermani dhe i përshëndeti të pranishmit, që morën pjesë në përurimin e librave: Feniks  në Kalvar dhe Atdheu e poeti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …