BE: Mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre

BE: Mendimet tona janë për popullin shqiptar, në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, është shprehur se do të jetë afër popullit shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale ndër të tjera delegacioni i BE-së thekson se vëmendja më e madhe në ditë të tilla do të fokusohet tek ata që janë të prekur nga tërmeti. “Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar”, thuhet në shkrimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …