Hashim Thaçi: Pjesëtarët e FSK-së janë dhe do të mbetën krenaria më e madhe e vendit

Hashim Thaçi: Pjesëtarët e FSK-së janë dhe do të mbetën krenaria më e madhe e vendit

Në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar dhe ju është adresuar me një fjalim pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në shoqërim të Komandantit të FSK-së gjneralllejtënant Rrahman Rama,  Presidenti Thaqi vuri kurorë me lule pranë lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së. Para ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve të FSK-së, Presidenti Thaçi theksoi se: “Pjesëtarët e FSK-së janë  dhe do të mbetën krenaria më e madhe e vendit. Është nder dhe privilegj të jem në mesin tuaj, në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar, për të ardhur deri në këtë ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet, u deshtë shumë mund  e luftë, përpjeke e durim dhe përgatitje sistematike. Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj. Ushtar të nderuar bazamenti i ushtrisë  së Kosovës është gjaku  derdhur për liri. Ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me shtetet mike të cilat na u gjenden afër në momentet më kritike të historisë sonë. Qytetarët dhe shteti ynë krenohemi me ju, andaj me plot meritë jeni  institucioni   që gëzoni respekt të gjerë në vend, ju jeni një ushtri e re, por moderne”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …