Kryeministri Rama nga Rusia thotë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të

Kryeministri Rama nga Rusia thotë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të dhe gjithë rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpjet Kosovën. Rama tha se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE-në, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet. Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE-së, jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, ka deklaruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …