Trust

Si shkak i pandemisë së koronavirusit është prekur edhe Fondi i Kursimeve Pensionale

Kriza në tregjet financiare botërore shkaku i pandemisë së Coronavirusit ka prekur edhe paratë e kontribuesdhënësve të Kosovës, që ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale. Sipas raportimit të fundit nga ky institucion, vetëm për një ditë janë humbur 14.1 milionë euro në investime, apo brenda vitit aktual janë 104.53 milionë euro më pak nga kthimi bruto. Lidhur me këtë, Trusti thotë se kjo ka ardhur si pasojë e rënies së tregjeve në botë të shkaktuara nga pandemia. “Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit”, njofton ky institucion. Në Trust thonë se, kontribuuesit që pensionohen gjatë këtij viti nuk do të ndikohen nga kjo rënie në investime.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së reagon ndaj protestave në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e luftës për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të …