leoni

Donald Trump: Sulmi i COVID-19 që mund të ishte ndaluar ka qenë më i keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake

Donald Trump: Sulmi i COVID-19 që mund të ishte ndaluar ka qenë më i keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake

Kryetari amerikan Donald Trump ka vazhduar me akuza duke thënë se Kina mund të kishte ndaluar pandeminë globale të koronavirusit, duke e quajtur përhapjen “sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë”, raporton CNN. Ai ka shtuar se: “Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur në burim. Mund të ishte ndalur në Kinë”. Deri tani atje janë infektuar më shumë se 1.2 milionë persona nga të cilët kanë ndërruar jetë rreth 74 mijë. Trump e ka quajtur sulmin e COVID-19 më të keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmi në Pearl Harbor.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …