leoni

Prof. Avdi Gjata

Prof. Avdi Gjata: Pse Vazhdon të heshtë Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit

 SHBPK,  edhe pas njoftimit të Gjykatës Speciale, ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë me rastin e “Gjykimit Publik” nga prokurori i Gj. Speciale i cili vet prokurori e Gjykatës, bënë shkeljen e ligjit, kurse shoqata vazhdon të fshihet, duke e futur kokën në zall që nuk dëshiron ta thotë qëndrimin e mendimin e saj. Qysh nga çlirimi i Kosovës nga UÇK-ja e NATO të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, midis disa dhjetëra komandantëve të burgosurish siç R. H; F. L; S. Selimi etj, Gjykata Speciale më në fund, filloi që ti akuzoi edhe presidentin H. Thaçi, si edh e ish kryetarin e Kuvendit e liderin e PDK z. Kadri Veselin, si edhe mbi 170 ushtarëve të tjerë që janë të akuzuar pa asnjë bazë e fakt juridik.

Fillimi i ndjekjes së shtrigave kundër UÇK-së, nuk është asgjë tjetër, vetëm pse ishin rreshtua përballë vdekjes dhe lirisë për çlirimin e Kosovës nga çizmja serbe e Millosheviqit e shërbëtorëve shqiptar të tij. Të gjithë ish të burgosurve politik e qytetarët tjerë të Kosovës, përveç kryetarit të shoqatës, po i ndjekin me ankth e shqetësim zhvillimet më të reja nga Gjykata Speciale që po zhvillohet pas “dënimit publik” që bëri Specialja në kohën kur duhej të fillonin bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Statutit Shtetëror të Kosovës.

Hapi i ndërmarrë nga Gj. Speciale për Thaçin e Veselin si edhe ndaj ushtarëve të tjerë, kanë shkaktuar paralizë institucionale, tensionim të përmasave serioze të raporteve e dëmtim të ndjeshëm të situatës së përgjithshme të sigurisë e procesit të përgjithshëm shoqëror në Dardani e Evropë. Në mënyrë të veçantë, të burgosurit politik të Kosovës po i shqetëson dhe duhet ti shqetësoi thellë prirja për shkallëzimin politik e shoqëror me luftën që po bënë Gj. Speciale ndaj UÇK dhe veçanërisht ndaj udhëheqësve të luftës e popullit të Kosovës.

Akuzimi i pabazë e pa asnjë fakt i udhëheqësve të luftës, është kryesisht politik. Ky veprim, jo që i zvogëlojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmton rëndë imazhin e popullit shqiptar, parimet e demokracisë Evropiane si edhe të vet NATON që e ndihmoi në luftë UÇK e popullin e Kosovës nga farosja e shqiptarëve.

Ne të burgosurit politik dhe unë si anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, gjatë këtyre ditëve, vazhdimisht po marrin kërkesa, telefonata e mesazhe që SHBPK të dalin me një qëndrim ndaj situatës së re shoqërore e ta kundërshtojnë Deklaratën e Gjykatës Speciale një etnike të Vendimit të padrejtë që po tentohet të ligjohet. midis disa dhjetëra të arrestuarish të UÇK-së si edhe tentimi për burgosjen e presidentit e liderit politik,  Kadri Vesleit, gjenden edhe një numër jo i vogël i ish të burgosurve politik që kanë qenë të sistemuar në UÇK-së që janë edhe anëtar të shoqatës.

 ShBPK në vend që të dalë me një qëndrim ndaj padrejtësive që po iu bëhet UÇK e ushtarëve, siç i ka hije, nga Gjykata Speciale ndaj presidentit e njëherit edhe ish Drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm e komandantit K. Veselit, vazhdon të hesht sikur nuk po ndodhë asgjë në Kosovë e rreth Kosovës. Një qëndrim e një sjellje e tillë e bënë për faktin se një grup në krye me Hydajetin janë anëtar të një partie politike që është opozitë që bie ndesh me programin e statutin e Shoqatës. E siç e dimë, Shoqata duhet të jetë ajo që i kundërshton padrejtësitë, ajo që i bashkon të burgosurit politik, UÇK-në , dhe i të gjithë brezave atdhetarë, pse jo edhe partitë politike që shoqata e ka në planin e saj për bashkim të mosmarrëveshjeve të mundshme e jo interesin grupor, personal e familjar.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …