Hipokrizia e Virginie Henriksson: Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por ai nuk mund të jetë, Hashim Thaçi

Hipokrizia e Virginie Henriksson: Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por ai nuk mund të jetë, Hashim Thaçi

Zyrtarët e Bashkimit Evropian synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por përjashtojnë kryetarin e Kosovës dhe Hashim Thaçi, i cili gjatë disa viteve i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës, në Bruksel dhe fatkeqësisht asnjëherë  është kthyer fitimtarë.  Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.  “Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, ka thënë  në mënyrë hipokrite dhe të pamoralshme Virginie Henriksson, një zëdhënëse e BE-së, e cila përjashton mundësinë, që Thaçi të jetë pjesë e delegacionit, ndërsa në anën tjetër thotë se BE-ja nuk i cakton anëtarët e delegacionit. Ja cila është hipokrizia që manifestohet hapur kundër Kosovës nga kryeparët e BE-së, të cilët kërkojnë edhe 20 vjet të tjera bisedime të Kosovës me Serbinë, krejt derisa Serbia t’ i plotësojë kërkesat e veta.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …