Ramush Haradinaj: Kryesimi i BE-së nga një shtet mik si Gjermania përbën një lajm shumë të mirë për Kosovën

Ramush Haradinaj: Kryesimi i BE-së nga një shtet mik si Gjermania përbën një lajm shumë të mirë për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania dhe shanset që ka Kosova që gjatë kësaj periudhe ta përmbyll procesin e liberalizimit të vizave. Ai me anë të një postimi ka thënë se kryesimi i BE-së nga një shtet mik si Gjermania përbën një lajm shumë të mirë për Kosovën. Kjo pasi që sipas tij, kancelarja Merkel i kupton shumë mirë nevojat e qytetarëve të Kosovës që rrjedhin që një kohë të gjatë. Ai shprehet i bindur se gjatë kësaj periudhe, Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave nga një energji dhe angazhim i ri i Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …