Haradinaj-Stublla: Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike

Haradinaj-Stublla: Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike

Marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë. Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pas bisedës telefonike me homologun gjerman, Heiko Mass. Ajo ka potencuar se në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe se sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj. bGjatë kësaj bisede telefonike është diskutuar edhe rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …