Ministri i MPB-së Agim Veliu, vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës(IPK)

Ministri i MPB-së Agim Veliu, viziton Inspektoratin Policor të Kosovës, i ofron mbështetje këtij insitucioni

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas një vizite që ka pasur në Inspektoratin Policor të Kosovës tha se ka ofruar mbështetje të fuqishme për këtë institucion që qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtare të kenë një polici profesionale dhe të besueshme. Ministri Veliu po ashtu theksoi se kontributi i ministrisë të cilën e drejton do të jetë për arritjen e marrëveshjeve ndërmjet IKP-së me inspektorate të ngjashme të vendeve tjera për luftimin e krimit në mënyrë më efikase. .Ndërsa, U.d kryeshef në Inspektoratin Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se e kanë njoftuar ministrin për funksionimin e këtij institucioni, me aktivitetet si dhe sfidat dhe problemet që i ka IKP-ja. Ai shprehu gatishmërinë për ndërmarrjen veprimeve në funksion të mbrojtës së përhapjes së Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …