Haradinaj: Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri dhe mos të lejojnë më provokime të tilla nga Serbia

Haradinaj: Institucionet duhet të ofrojnë siguri dhe mos të lejojnë më provokime të tilla nga Serbia

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të shunën ka qëndruar në Karaçevë, në të cilin fshat një ditë më parë ishin futur xhandarmeria e serbe. Haradinaj përmes një postimi ka thënë se institucionet duhet të garantojnë siguri për qytetarët. “Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj me akuza të rënda ndaj VV-së: “Sponsorizojnë grupe që sulmojnë UÇK-në dhe luftën”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj …