8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë sot i nënshtrohen testimit

Komisioni Shtetëror i Maturës e vlerëson si të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020

Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturantë në rrethana të pandemisë COVID-19. Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.  KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin.

KShM falënderon në radhë të parë nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë, e po ashtu edhe të gjithë personelin e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi. Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon po ashtu mediat, të cilat i kanë kontribuar këtij procesi, duke i informuar saktë nxënësit, pjesëmarrësit në proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …