Komisionarja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kirjakides i bënë vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat anti-COVID

Komisionarja e BE-së, Stella Kirjakides i bënë vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat anti-COVID

Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit. “Të gjitha vendet duhet të zbatojnë menjëherë dhe me kohë masat në shenjat e para të pikave të nxehta të reja”, nga testimi deri te sigurimi i kapaciteteve spitalore, tha komisionarja evropiane për Shëndetësinë Stella Kirjakides. Ajo paralajmëroi në konferencën për shtyp se kjo mund të jetë shansi i fundit për të shmangur përsëritjen e situatës siç ishte pranvera e kaluar. Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se pesë milionë njerëz janë të infektuar me virusin korona në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …