leoni

Policia e Kosovës pranon një donacion pajisje nga fusha e teknologjisë informative nga Ambasada e SHBA-ve

Policia e Kosovës pranon një donacion pajisje nga fusha e teknologjisë informative nga Ambasada e SHBA-ve

Policia e Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tek Policia e Kosovës u transferua një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner. Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme. Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, falënderon Ambasadën e SHBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …