Hakif Bajrami

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Letër publike zotëriut të nderuar, ambasadorit, Greg Delawie

I nderuari GREG DELAWIE, në kombin tim është një fjalë e urtë që thotë: Mikut të  shtrenjtë duhet  t` i japish bukë, kripë, ujë dhe BESE. JU, i nderuar jeni MIK i çmuar , por kemi një porosi: Mos nxitoni rreth çështjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, sepse- Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, (ekipet e tyre këshillë-dhënse), janë të paarsimuar për t` i dalë zot çështjes që shqyrtohet.  Gabimet e tyre, janë dhe do të mbetet shkelje kushtetuese, sepse argumentet janë të tjera nga ato që kanë nënshkruar. Por, kur të thuhet një ditë se a kanë bërë edhe shkelje historike, atëherë edhe për neve edhe për MIKUN e shtrenjët, do të jetë vonë, që plaga të shërohet. Pra, kujdes të kemi me çfarë kuadrosh po ofrojmë dhe po e drejtojnë shtetin. Shkurt, puna ekipore profesionale në rastin konkret ka munguar, me qëllim. E them këtë sepse Kosova ka kuadro të afta-ekipe kompetente, për ta zgjidhur drejtë çështjen.!

I nderuari Greg Delawie, theksimi publik i zotrisë suej se: “Pika kufitare që i ka ndarë këto dy vende (Kosovën dhe Malin e ZI-hb) është i njëjtë me te që i ka ndarë me shekuj…”, është një sajim politik i pamatur dhe një paragjykim diplomatik për nevoja deduktive. Lidhur me këtë, Qeveria kukull e Kosovës, që nuk po lë asnjë shans që çështjet të rishqyrtohen, nga ekspertët që posedojnë argumentet, po fshihet pas forcës, “dijës” dhe përvojës, që po ua servojnë shtetet mike, duke mos qarë kokën se 8000 hektarë të Kosovës janë çështje të një “vendi afrikan”, e jo në zemër të Evropës. Madje presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që nuk e “dinë” pozitën e vet prej cilit nivel arsimor ka ardhur në funksionin nr. 1 të shtetit, prandaj edhe pozon nepër portale e entuziazmuar se i solli “ekspertët” nga: SHBA, Gjermania dhe Anglia , shtete mike dhe e “zgjodhi” çështjen. Jo, Komisioni privat i Atifete Jahjagës i quajtur” ad hoc”, vetëm sa  e ka komplikuar problemin. Nivelin arsimor të përfaqësuesve të Komisionit Jahjagës e njohim në detale. Nuk fshihet e vërteta nga fama e shteteve përkatëse. E vërteta: “Ne jemi komb i vjetër dhe kemi vuajtur me shekuj, vetëm për shkak të tokës që e posedojmë”, do të thot  shkrimtari i njohur  Akademik Esat Mekuli (nga Palvë-Gusia) më 1980. Për ndryshe i konsideruar si Ernest Hemigveji i Shqiptarëve të robëruar nën ish Jugosllavinë.

Gabimit  për keq zgjidhje të demarkacionit i gëzohet, pse jo edhe Qeveria kukull; gabimit i gëzohen vetëm injorantët, që vetëm salutojnë, sepse drejtuesi isaj (Isa Mustafa) i ka bërë 23 shkelje të Kushtetutës për Asociacionin. Çka do të ndodhte në një shtet normal të Evropës, apo në SHBA, nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se është shkelë 23 herë kushtetuta?!!!. Dhe, asgjë nuk përfillet nga Qeveria e Kosovës, nga argumentet që shpalosen, sepse vendimi është i prerë np kuptimin e gjerë: “Duhet të joshet Mali i Zi me ndonjë benefit, që të shkëputet nga  e kaluara…..”. Dhe benefiti u gjet, duke falë toka shqiptare edhe mëtej sikurse ka ngjarë nga viti 1881-1915. Jam me profesion historian, po i ruhem historicizzmit, sepse çështja është serioze, e delikate, jo për momentin, por për kohët që vijnë dhe popujtë që duhet të bashkëjetojnë  në paçe e miqësi.

I nderuari i të gjitha kohërave Uniston  Qerçilli, do të theksonte: “ Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi”.  Në caktimin e çdo kufiri ka vështërsi, por ato zgjidhen me argumnete e, jo me ndonjë dokument, sepse çdo dokument nuk është argument. E argumentet flasin se kufiri në mes Shqiptarëve (Kosovës) dhe Malit të Zi kurrë nuk ka qenë aty dhe andej ku ka theksuar Komisioni i Qeverisë Kuislinge, të tanishme në Kosovë dhe ai “rezultat” është nënshkruar nga Hashim Thaçi. Argumentet flasin dhe ato u janë të njohura për historianët shqiptarë dhe malazezë. Por , fuqia e momenteve historike ka evoluar, ashtu si po evulon sot, duke u munduar me joshje dhe paragjykime sikurse në stilin e Eduard Greit më 1913 kur tha : “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqen në Ballkan”!. Çfarë paqe u sigurua nuk kam nevojë t’i i flas ambasadorit nderuar Greg Delawie, as Presidentës narciste në pozitë Atifete Jahjaga, as qeverisë që shkelë Kushtetutën dhe bëhet e “shurdhër”, e cila besoj se nuk dinë më tepër se sa një kursist me shkollë fillore, për çështjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi. Edhe më i egër është gabimi mbi asociacionin kur në Qeveri janë dy “juristë”, që nuk i njohin çështjet elementare të profesionit. Nuk dua të hyjë në ngritjen e tyre në karrierë, sepse ajo është çështje tjetër. Në këtë drejtim gabimi ma i pafalshëm, sipas meje shkon për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, që kanë nënshkruar dokumente pa asnjë konslutim me elitën shkencore të Kosovës. Faji, këtu nuk ka vend për analizë, por ka vend për aktakuzë penale, sepse është shkelë rëndë Kushtetuta dhe e tërë historia e përgjakur dyshekullore. PO, a ka Mali i ZI Radovan Zogoviqa e Velko Vllahoviqa, sikurse veproi shumë gjak ftohtë Presidenti i Malit Zi Filip Vujanoviq, më 2 prill 2016, mendoi se PO.

E Vërteta për kufirin Kosovë-Mali i Zi është ndryshe nga ai që është nënshkruar

Të shkojmë me radhë. Së pari duhet të shkojmë pak në histori. Kufiri në mes Kosovës dhe Malit të Zi zë fill në Kongresin e Berlinit më 1878. Dokumentet e atij kongresi janë të njohura me të gjitha pasojat. Në Konferencën e Londrës më 1913 për kufirin e Kosovës  as që mund të flitet sepse  Mali i Zi, e ka okuouar një pjesë të Kosovës deri në Gjakovë. Mund të flitet për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi në mes dy Luftave botërore, duke shfrytëzuar dokumentacionin e ndarjesë teritoriale adminstrative civile dhe ushtrake. Më i besushmi është ai i porveninecës ushtrake. E pra, ta prezentojmë këtë dokuentacion që ka emër arkivor si fond shtetëror në: AVIIB 1918-1941. Në atë fond :“Treça armiska oblast” me qendër në Shkup, është fillim emabrim dokumentacioni i ndarë që quhet: “KOSOVSKA DIVIZISKA OBLAST” 1927-1941. Çka thuhet në këtë dokuentacion për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi?

Ja faktet: Së pari në Versajë,  PRESIDENTI i NDERUAR i SHBA, Wilson do të theksonte atë fjalinë e famshme se : Shqipëria duhet të ekzistojë” . Me këtë thënie ato troje shqiptare që mbetën të okupuara nga Mbretëria SKS, mbetën në shpresë se një ditë do të çlirohen. Dhe kush e bindi Presidentin Wilson ta thotë atë fjalinë e njohur, së cilës shqiptarët i referohen me admirim. Ishte dokumenti: “ LES DRITS DE L` ALBANIE A SES FRONTIERS NATURELLES “, i dorëzuar Presidenti Wilson më 1919; i botuar në orgjinal më 1921 në Vlorë në 76 faqe . Ky dokumnet është lexuar në Stejtdepartamentin Amerikan prej shumë ekspertëve dhe më 1946, është konkluduar se ndaj Shqipërisë në Versaj janë barë gabime të pafalëshme. Dokumneti është lexuar kur ishte në shqyrtim Rezoluta e njohur e Senatorit Claude  Pepper (pro grek!!) për aneksimin e Shqipërisë Jugore (Korçës, Gjirokastrës dhe Therandës) Greqisë. Rezolutën e aprovuar njëzërit në Kongres nuk e pranoi Presidenti i famshëm TRUMAN, pasi që Fan Noli dhe Kostë Çekrezi përpiluan një Elaborat lidhur me trojet e okupuara shqiptare nga Jugosllavia (mbi 1 milion shqiptarë) dhe Greqia ku u okuouan mbi 250 000 shqiptarë. Pra, prap një president e SHBA-ve e shpëtoi Shqipërinë Jugore si është sot. (Lexo : Kostë Çekerezi, PLani i tretë për coptimin e Shqipërisë,Washington . D. 1951, pag. 107-115, Rezoluta e senatorit Pepper.).

Cili dokumnet e përcakton kufirin Kosovë _Mali i Zi saktësisht para dhe pas Luftës II botërore?

I nderuarai Ambasador Greg Delawie, tani po e prezentojë dokumentin jugosllav që lidhet në mënyrën ma të drejtëppërdrejtë me kufirin Kosovë-Mali i Zi. Ja argumnetet. Dokumentin me qëllim nuk e përkthej. Argumneti nr. 1: “Studija o odbrani graniçnog fronta III armiske oblasti prema Albaniji 1927-1940” në:  AVIIB. P. 17. K. 517. facikli nr. 3. D. nr. 2 me shifër sekrete -Strogo pov. Br. 337 më 14 oktobar 1927. pag.1-116; Projekt plana za zatvaranje granice Kosovske diviziske oblasti –Detaljna situcija graniçnog fronta”, në AVIIIB. P. 17. K.619. K. 3.pag. 1-24,  strogo pov. Xh. Br. 893/39 – 27 septembar 1940” , me nënshkrim të gjneralit e divisionit të Kosovës.

Tani  e prezentojmë dokuemntin kryesor, që është marrë për bazë më 1946, kur janë vizatuar kufijtë në mes Republikave dhe Krahinave autonome. Ja dokumneti , e citoj në origjinal në serbishte (nuk e përkthej me qëllim –HB): “ VOJNO TERITORIALNA PODELA KOSOVSKE DIVIZISKE OBLASTI; 1. Kosovsko mirtovaçki vojni okrug; G r a n i c a vo jnog okruka; Granica 1 vojnog sreza;  Granica 2 vojnog sreza; Granica 3 vojnog sreza; granica 4 vojnog sreza” (Kjo pjesë e dokuemntit ka të bëjë drejtëpërdrejtë me kufirin Kosovë_Mali i Zi që është aprovuar edhe më 1946 nga Komisioni i M. Gjillasit). Pasojnë përcaktimet tjera të dokumentit si kompozicion i plotë : “Przrenski vojni okrug”; granica 1 vojnog okruga, granica 2 vojnog okruka, granica 3 vojnog okruga, granica 4 vojnog okruga. Pason : Pristinski vojni okrug  me : Graniuca 1 vojnog okruga, Grnaica 2 vojnog okruga, Granica 3 vojnog okruga, Granica 4 vojnog okruga.” Dokumneti është vërtetuar më 10 tetor 1937 me shifër strogo pov. 3380. Pristina”, pason nënshkrimi i shefit të shtabit kolonel , i palexueshëm, f. 1-6. ( me shtesë: Pregled Vojno teritorialne podela Kosovske oblasti), që përshkruhet në detale në dokumnetin e prezentuar me titull  ” Vojno teritorialna podela Kosovske Diviziske oblasti-GRANICA Kosovsko Mitrovaçki vojni okrug”. Pason përshkrimi detal i kufirit Kosovë-Mali i Zi, pjesa “kontestuese” që është problematizuar.

SHENIMI DETAL I KUFIRIT KOSOVE-MALI I ZI

Shënimi i kufirit fillon nga kota 1841 (në Malin e thatë- Suva Pllanina)-shkon në vijë të lakuar kah jugperendimi-pastaj kota 1809-k. 1804-k. 1505-k. 1942-k. 1930-k. 2155 ( Pogleb)-k. 1994-k. 2051-k. 2102-k. 2042-k. 1946-k. 1842-k. 1881-k. 1861-k. 1781-k. 2006-k. 1806-k. 2272-k. 2400-k. 2278-k. 1966-k. 1932-k. 1909-k. 2110 (Vaganica)-k. 1849 ( ÇAKOR)- k. 2046-k. 1927-k. 1993-k. 2410-k. 2426-k. 2243-k. 2180-k. 1598-Në vijim në majet e Bistricës Deçanit në afersi të Manatirit  Deçanit”,  deri në hyrje të Drinit Bardhë dhe në hyrje të lumit Klinë –pastaj nepër Klinë në hyrje të Movës  deri te kota 698- deri te kota 658 në hark veriperendim përpiqet sërish ma Malin Movë deri te kota 518 – në rriedhën e djathtë të Malit Movë  dhe pastaj përgjatë kufirit rrethit –kalon në jug në kotën 1200 në vijim nga kota 613-k. 611- k. 668-k. Kujavqës – në kotën 940- “ Koka e dreqit-Vrazha Gllava” –k. 1758-përgjatë lumit Savina-nepër kufi të rrethit deri te kota 1841”. E shënuam këtë dokument, që është burim i përcaktimit të çdo kufiri pastaj deri më 1974. (Dokumentin e bashkangjes në orgjinal me këtë shkrim, pjesërishtë, por që mund të botohet si tërësi dokumentare). Ky dokument shoqërohet edhe me hartën origjinale, ku përshkruhet kufiri nga shifrat me vijë të thksuar gjeografike e që gjindet në AVIIB. P. 17.K. 619. F. 3.

Si të lexohen këto shifra është fare lehtë sepse pas vitit 1946, përshkrimi është bërë nepër FLETOREVE ZYRTARE të RFJ-ës, të R. Serbisë, R. Malit Zi dhe Krahinës Kosovës  deri më 1974. Me rëndësi është të theksohet se vija kufitare në mes Kosovës dhe  Malit të Zi është në vijëpn e shkrepit malor Çakor-Kulla e Zhlebit.

Në vijim mund të them se botimi i këtij dokumneti në gjuhën serbishte, që i ka rreth 200 faqe, do të ishte me interes civil dhe ndërkombëtar e ndërshtetëror, në dobi të së vërtetës objektive.

Pas Luftës Dytë botërore duhet të konsultohen : Srez Peçki- “Sluzhbeni Glasnik br. 17. N. R. Serbije 18 IV 1947; “Sluzhbeni Galsnik br 44, N. R. Serbije 6 X 1949; “Slizhbeni Glasnik br. 15, 9 IV 1952.

Duhet konslutuar edhe “Fletoret Zyrtare” të KSAK-ës më 1953- 1974.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …