leoni

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Kuba të merr vendim për njohjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur në takim ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Caidad Yaira Cueto Milian. Pos interesit të Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj, Ruçi tha se Kuba duhet ta rishikojë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës. “Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës. Në vijim të takimit, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi kërkoi mbështetjen e Kubës edhe për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023, për çka ambasadorja Milan premtoi mbështetje, njofton Kuvendi i Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …