Ministri Abrashi merr pjesë në takimin e tretë virtual të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit

Ministri Abrashi merr pjesë në takimin e tretë virtual të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr pjesë në takimin e tretë të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit në platformën online, që është mbajtur këtë të hënë. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Znj. Adina Vălean, Komisionere Evropiane për Transportin dhe Z. Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjithashtu edhe të gjithë Ministrat e Infrastrukturës-Transportit të vendeve të Regjionit-Ballkanit Perëndimor. Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë prezantimi i Planit Ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Komisioni Evropian ka nda fonde në shumë prej 9 miliardë euro në formë ndihme financiare (IPA III) për periudhën 2021-2027, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …