Selim Pacolli: Fillojnë punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit që shtrihet nё hapësirë prej 7.5 hektarё

Selim Pacolli: Fillojnë punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit që shtrihet nё hapësirë prej 7.5 hektarё

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli për mes një postimi ka bërë të ditur se kanë nisur punimin në realizimin e projektit për Parkun e Qytetit. Sipas tij ky projekt është tepër i vlefshëm për banorët e qendrës së kryeqytetit. “Punët e mira nuk kanë fund! Filluam me punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit që shtrihet nё 7,5 hektarё sipërfaqe dhe ka rёndёsi tё madhe pёr pёrditshmёrinё e banorёve tё zonёs qendёr tё Prishtinёs. Projekti ёshtё konceptuar dhe hartuar nё bashkëpunim me UN Habitatin dhe Universitetin e Prishtinёs dhe parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturё rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane duke krijuar njё mjedis tё sigurtё pёr tё gjithё. Falёnderojmё tё gjithё qё punuan nё kёtё projekt i cili do tё i jep Parkut njё organizim dhe potencial tё ri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …