Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid, që do të hynë në fuqi nga dita e nesërme

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid, që do të hynë në fuqi nga dita e nesërme. Ajo i ka ndarë komunat e Kosovës në 3 grupe, varësisht nga numri i të infektuarve, në raport me numrin e banorëve. Zonat janë ndarë në të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Zona e kuqe është zona me rrezik të lartë, ku bëjnë pjesë komunat: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut. Në zonën e verdhë me rrezik mesatar hyjnë komunat: Vushtrri, Klinë, Drenas, Deçan, Prizren, Shtërpcë, Suharekë, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Hani i Elezit, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Lipjan, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok. Ndërsa në zonën e gjelbër, ku rreziku është i ulët, hyjnë komunat: Istog, Skenderaj, Dragash, Malishevë, Rahovec, Junik.  Qeveria e Kosovës, nuk ka të dhëna për rastet në veri të Mitrovicës dhe se në atë pjesë nuk ka masa sikur në gjitha komunat tjera, rrjedhimisht nuk ka shtrirje institucionale në pjesën e veriut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …