Covid

Nga 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultojnë 767 raste pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur  se mosha e personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë nga 60 deri në 89 vjeç. Janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me virus. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste,  Gjilan 2 Prishtinë 1 rast dhe Therandë një rast i vdekjes nga virusi korona.  Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga virusi ka shkruar në 16. 685. “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9. 418”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …