Teuta Haxhiu: Situata e re politike në vend thekson se Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për kryetar të vendit

Haxhiu: Situata e re politike në vend thekson se Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për kryetar të vendit

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik. Haxhiu thekson se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për kryetar të vendit në situatën që është Kosova. “Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, ka thënë ajo. Deputetja e AAK-së thekson se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Prokuroria e Specializuar po bën padrejtësi ndaj çlirimtarëve, rezoluta e vonuar por e domosdoshme

Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së Kuvendit për mbrojtjen e të …