leoni

Vazhdojnë punimet në objektin e ri të SHFMU “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc

Vazhdojnë punimet në objektin e ri në ndërtim të Shkollës Fillore të Mesme te Ulët “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc të komunës së Rahovecit. Pas përfundimit të fasadës së jashtme, punët po vazhdojnë në instalimin e fazës së dytë të ngrohjes qendrore, instalimeve të ujit dhe fasadimit të mureve të brendshme. Ndërkohë, ka përfunduar rregullimi i tualeteve dhe nyjeve sanitare dhe do të vazhdojë instalimi i elementeve përcjellëse të tyre. Do të vazhdohet më tej me shtrimin e dyshemeve të korridoreve dhe klasave.

Objekti i ri i kësaj shkolle është projekt i financuar nga komuna e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

150 studentë dhe 35 nxënës përfitojnë bursa nga Komuna e Rahovecit

Drejtoria Komunale e Arsimit të komunë së Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të bursave …