Me 83 vota pro, 10 kundër, 10 abstenime, Kuvendi i Shqipërisë miratoi kërkesën për ngritjen e Komisionit lidhur me raportin e Dik Martit

Pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e komisionit të posaçëm lidhur me raportin e Dick Martit u mbajt mbledhja e parë

Dy javë pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e komisionit të posaçëm lidhur me raportin e Dick Martit është zhvilluar mbledhja e parë, pastaj janë caktuar edhe dy relatorët e çështjes. Ulsi Manja, që në fillim të mbledhjes tha qartësisht se ky nuk është një komision hetimor, ndërsa bëri të ditur objektin e këtij komisioni dhe se çfarë do të ndodhë në përfundim të afatit tremujor të punës së tij. Deputeti anëtar i komisioni Myslim Murrizi, kërkoi informacion, nëse ka pasur apo jo prokurorë që janë marrë me këtë çështje në vitin 2012, kur është diskutuar për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë në Shqipëri. Në mbledhjen e parë e cila ishte më tepër konstituive u kërkuan disa dokumente, për të cilat vihet në lëvizje administrata e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …