leoni

Don Fatmir Koliqi ka fyer Anton Çettën dhe mendon se nuk ka qenë i denjë që shtatorja e tij të vendoset në oborr të katedrales

Don Fatmir Koliqi ka fyer Anton Çettën dhe mendon se nuk ka qenë i denjë që shtatorja e tij të vendoset në oborr të katedrales

Kërkesa e vajzave të Anton Çettës që shtatorja e tij të mos vendoset në oborrin e Katedralës Shën Nënë Tereza i ka bërë nervozë disa nga priftërinjtë  e Kishës Katolike në Kosovë. Pikërisht në ditën kur është inauguruar shtatorja e Ibrahim Rugovës Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi ka lëshuar fjalë fyese ndaj figurës së Anton Çettës duke thënë se nuk ka qenë i denjë që shtatorja e tij të vendoset në oborr të katedrales. Për të respektuar mospëlqimin e vajzave të prof. Anton Çettës dhe pasi kemi hasur në padenjësinë sakramentale të tij, atëherë kemi sjellë vendim që të mos vendoset shtatorja e Anton Çettës”, ka deklaruar sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Fatmir Koliqi. Menjëherë pas këtij fjalimi  kundër figurës së Anton Çettës  nga Sekretari i Ipeshkvisë kanë reaguar vajzat e tij duke publikuar një fotografi të babait të tyre në një tubim gjatë aksionit  të faljes së gjaqeve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …