Viola von Cramon:

Viola von Cramon: BE t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se BE-ja duhet t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi. Von Cramon ka replikuar në “Twitter” postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi pasi që ky i fundit ka thënë se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike. “Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …