Jetish Maloku, ish-kryeprokurori i Gjilanit zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Jetish Maloku, ish-kryeprokurori i Gjilanit zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ish- kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kurse, zëvendës-kryesuesi i ri i KPK-së është zgjedhur Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Maloku siguroi 10 vota për dhe 1 votë kundër për tu zgjedhur kryesues i ri i KPK-së. Ndërsa, Shabani mori 11 vota për dhe asnjë kundër. Kryesuesi i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku deklaroi se synimet e tij janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave. Ai po ashtu tha se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve. Deri tani në kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ishte Bahri Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …