Hydajet Hyseni: Padrejtësi të një drejtësie të padrejtë

PRANVERA SHQIPTARE ’81 E 11 MARSIT 2021

Të dashur bashkëkombës shqiptarë! Motra dhe vëllezër shqiptarë!

Këshilli Organizues për shënimin e 40 – vjetorit të Pranverës Shqiptare ’81 është themeluar më 11 Mars 2020, në Institutin Albanologjik, me rastin e shënimit të 39 -vjetorit të shpërthimit mbarëshqiptar kundër  shtypjes, dhunës, padrejtësive, terrorit dhe pushtimit të egër jugoserb. Në përbërje të Këshillit janë: Shoqëria Lëvizja, Shoqata e të burgosurve politikë, Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK – së, Universiteti “Hasan Prishtina”, Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë tonë, Qendra e Studentëve, Lidhja e Shkrimtarëve, Instituti Albanologjik, Arkivi i Kosovës, Instituti i Historisë, Shoqata e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë tonë, Dega e Shoqërisë Lëvizja në Maqedoninë shqiptare, Dega e Shoqërisë Lëvizja në Zvicër, etj. Kryetar i Këshillit Organizues është zgjedhur Hydajet Hyseni.
Vendimi dhe angazhimi i pare ka qenë për ngritjen e një MONUMENTI historik e artistik që  rrezaton rëndësinë dhe peshën e Pranverës Shqiptare ’81 në Lëvizjen Kombëtare të popullit të pushtuar shqiptar, nga njëra anë, dhe kujtesën e krenarinë e ligjshme kombëtare për brezat e sotëm dhe të ardhshëm shqiptarë, në anën tjetër. Për monumentin dhe lejen për ngritjen e tij iu drejtuamë Komunës së Prishtinës me kërkesë të shkruar para 6 muajve. Për këtë çështje patëm edhe një takim me zyrtarë të Komunës. Ka më shumë se 1 muaj që Komuna e ka dhënë lejen.
Vendimi i dytë me rëndësi ishte shpallja e vitit 2021, Vit i Pranverës Shqiptare ’81 nga Këshilli Organizues. Me gjithë kufizimet e imponuara nga pandemia Këshilli Organizues ia doli që në kuadër të këtij Viti Jubilar të organizojë Akademi për Heronjtë e Janarit, pastaj të bëj përurime librash, Akademi për Simbolin e Qëndresës Shqiptare, Bacë Ademin, në 85 – vjetorin e lindjes, etj.
Këshilli Organizues ka mbajtur edhe takime dhe ka përcaktuar programin e veprimtarive për 6 mujorin e parë të Vitit Jubilar, 40 – vjetorin e Pranverës Shqiptare ’81:
1. Më 11 Mars do të vendoset gurthemeli i MONUMENTIT te mensa e studentëve, do të hapet një ekspozitë me fotografi e dokumente te mensa nga Arkivi i Kosovës dhe do të mbahet Tryezë për 11 Marsin në mensën (restaurantin) e studentëve. Me këtë rast do të përurohet edhe një libër, etj.
2. Më 26 mars mbahet Orë Letrare nga Lidhja e Shkrimtarëve, kurse në Institutin Albanologjik mbahet Konferencë shkencore për Pranverën Shqiptare ’81.
3. Më 1 prill mbahet Konferencë Shkencore nga Institutet e Historisë (Prishtinë e Tiranë), nga Instituti i Shkupit, etj.
4. Më 2 prill bëhen homazhe për Dëshmorët e asaj Pranvere dhe mbahet Akademi Përkujtimore, etj.

Këshilli Organizues ka paraparë të organizohen  veprimtari në kujtim dhe nderim të Pranverës Shqiptare ’81, përveç në Prishtinë, edhe në qytetet tjera… Prandaj janë zgjedhur edhe përgjegjës (koordinatorë): për Gjilan Bejtulla Tahiri, për Vushtërri Xhemajl Pllana, Shkup e Maqedoni Xhevat Ademi me ekipin e tij, Drenas  Izet Ibrahimi, Prizren, Ferizaj, etj., ku do të ketë veprimtari për Vitin Jubilar. Në Gjilan, Vushtërri,   Ferizaj, Prizren, Pejë, Viti, etj. tashmë janë krijuar ose po krijohen këshillat për veprimtaritë që do të organizohen. Gjilani ka caktuar edhe datën: 27 marsin, Vushtërria 3 prillin, etj..
Veprimtari të organizuara do të ketë edhe në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, etj.
dhe në Zvicër nga Mërgata e në vende tjera.

Të dashur shqiptarë e shqiptare!
Për gurthemelin e MONUMENTIT dhe veprimtaritë e 11 Marsit janë ftuar edhe të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë, ata të komunave shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë Lindore. Janë të ftuar edhe kryetarët e partive parlamentare, etj.
Këshilli Organizues falënderon të gjithë ata që po angazhohen e do të angazhohen për realizimin e këtij programi dhe të kësaj veprimtarie mbarëkombëtare! Ftojme, sidomos institucionet vendore dhe qëndrore që t’u bëhen krah këtyre veprimtarive e t’i ndihmojnë pa u kursyer!

Kryetari i Këshillit: Hydajet Hyseni

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …