Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Kryeministri Kurti në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar, ai ka izoluar Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimin për ikjen e kryeministrit Albin Kurti nga përgjegjësitë urgjente që ka Kosova. Tahiri tha se kreu i ekzekutivit në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushata zgjedhore. Deputeti i PDK-së e ka quajtur këtë mungesë përgjegjësie, mungesë aftësie dhe mungesë njohurie. Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë, dhe ai ndihet komod me faktin se i ka pranuar 25 mijë vaksina donacion – një ndihmë kjo e siguruar nga Qeveria e kaluar, por nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar edhe qindra mijëra vaksina të tjera që u duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …