Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thotë se pa bërë një muaj të plotë në krye të Qeverisë, ka nisur projektin për shndërrimin e demokracinë e qytetarëve të Kosovës në autokraci të pushtetarëve. Në një postim në rrjetin social, Hoxhaj është shprehur se bilanci i tre javëve të pushtetit të Albin Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe shumë i rrezikshëm si qasje. “Mbyllja e patakt e qytetarëve dhe ekonomisë, dështimi i sigurimit të vaksinave, zhvendosja nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë, paraqitja e Kosovës si shtet i dështuar e kriminal në OKB dhe së fundmi, kërcënimi arbitrar e autoritar i mediave të pavarura dhe fjalës së lirë, shpërfaqën edhe një herë me radhë atë që ne kemi thënë gjithmonë se çfarë përfaqëson realisht Albin Kurti dhe mendësia e tij”, shkruan Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Komunat në krizë financiare: Mbi 126 milionë euro të ekzekutuara, projektet zhvillimore në rrezik serioz

Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një goditje të rëndë …