Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arrin në Evropë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Turneu i tij tetë-ditor përfshin një sërë takimesh në kuadër të samitit të G7-s, pastaj bisedime me partnerët evropianë dhe të NATO-s, si dhe një takim ballë për ballë me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin. Përmirësimi i raporteve transatlantike dhe diskutimi i mosmarrëveshjeve me Rusinë pritet të jenë çështjet kyçe të kësaj vizite. Udhëtimi konsiderohet edhe një provë e aftësisë së presidentit Biden për të menaxhuar dhe përmirësuar raportet me aleatët kyç të Amerikës të dëmtuara ndjeshëm gjatë udhëheqjes së paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e kishte tërhequr Shtetet e Bashkuara nga traktatet ndërkombëtare dhe kishte vendosur tarifa tregtare ndaj aleatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
