Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia kryesore e faljes se namazit të Kurban Bajramit

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia kryesore e faljes se namazit të Kurban Bajramit

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, që e udhëhoqi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka thënë se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore. Tërnava ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid. “Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona. Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”, ka thënë Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …