leoni

Edhe Spitali i Ushtrisë së Kosovës pritet të hyjë në funksion të institucioneve shëndetësore me të gjitha kapacitetet

Tahiraj: FSK-ja e gatshme për lirim të objekteve në rast të eskalimit të situatës me pandeminë

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ninistrinë e Mbrojtjes, koloneli, Xhevdet Tahiraj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për lirim të objekteve në rast të eskalimit të situatës me pandeminë. “Edhe ne jemi pjesë e Kosovës dhe në rast se kërkohet një gjë e tillë ne jemi të obliguar që të hapim kapacitetet tona në drejtim të ofrimit të shërbimeve mjekësore, për shkak të pandemisë” ka theksuar koloneli, Xhevdet Tahiraj. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndihmuar në shumë drejtime si në aspektin logjistik kudo që ata kanë pasur nevojë e si në dërgimin e kontenjerëve nëpër pika kufitare, pastaj dërgimin e tendave para shumicës së spitaleve si QKUK dhe të tjera, si dhe dërgim të personelit tonë në qendra spitalore që t’i mbështesim ata. Pra ne jemi në dispozicion të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …