Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur mbrëmë te shtëpia e kryeministrit, Albin Kurti

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur mbrëmë te shtëpia e kryeministrit, Albin Kurti

Pjesëtarë të shumtë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës janë vendosur mbrëmë  te shtëpia e kryeministrit. Albin Kurti. Kjo është bërë në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për Kurtin, pasi  thuhet se është kërcënuar. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka saktësuar se për  këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre, por kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai. Policia e Kosovës ka vendosur të mos deklarohet lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …