Grupi Punues për hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031 ka mbajtur takim e radhës

Grupi Punues për hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031 ka mbajtur takim e radhës ku mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryeministri, Albin Kurti deklaroi se për 20 vjet nuk ka pasur studim në fushë e energjisë. Duhet të sigurojmë furnizim për qytetarët dhe bizneset. Synimet tona në energji, janë në përputhje me reformat që po prezantohen në botë, ku një takim i tillë u mbajt në Glasgou. Kjo është strategjia e parë për energji e përpiluar nga ana e ekspertëve. Strategjia jonë e energjisë do të jetë drejtë energjisë së pastër, duke pasur praktika të njëjta si në Evropë, ShBA e në shumë vende tjera”. Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se ministria që ajo drejton është e angazhuar për zhvillimin e një strategji që siguron një tranzicion energjetik për vendin tonë, i cili siguron drejtësi sociale për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …