Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’

Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’

Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’, që këtu organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë sonë, në përpjekje të parreshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike. Aktivitetet e ditës së parë, më 11 janar, fillojnë me Homazhe për Dëshmorët (ora 10:00), për të vazhduar me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës (10:30) dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, para Teatrit të qytetit (17:00). ‘Flaka e Janarit’ vijon tutje me një varg programesh përkushtuese, akademi, tryeza letrare, ekspozita, ‘Festivali i Dramës Origjinale Shqipe’, ‘Xixat e Flakës’ dhe të tjera, deri më 31 janar, kur pëmrbyllet me pjesët letrare dhe muzikore ‘Pena e Flakës’ dhe ‘Fest Flaka’, dy shtylla këto tjera të këtij manifestimi më unik në trojet shqiptare, i cili për tri javë rresht e bënë Gjilanin kryeqendër të kulturës kombëtare. Manifestimi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …