Malisheva ka filluar aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, kanë filluar aksionin për largimin e deponive ilegale të mbeturinave, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. është dita e tretë e këtij aksioni dhe brenda disa ditëve, pritet të largohen të gjitha pikat e evidentuara të grumbullimit ilegal të mbeturinave dhe në të njëjtën kohë ju bëhet thirrje qytetarëve, që të ruajnë ambientin.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, “deri më tani janë pastruar këto fshatra: Mleqan, Plloqicë e epërme, Llazicë, Gollubovc, Plloqicë e poshtme, Bellanicë, Balincë, Drenoc dhe Shkarashnik”. Morina tha se, “drejtoria ka evidentuar 124 pika ilegale të grumbullimit të mbeturinave dhe brenda njëzet ditëve, pritet të përfundoj ky aksion”.

Drejtori Morina, i lut të gjithë qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat në ambient, por ta ruajnë ambientin. Po ashtu drejtori Morina, kujton se përjashtuar tri fshatra të Komunës së Malishevës, të gjitha vendbanimet tjera janë nën menaxhimin e njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë dhe mbeturinat largohen rregullisht.

“Edhe pse janë këto pika të evidentuara, mund të them se këtë vit, vërehet një dallim i konsiderueshëm me vitet tjera, pasi edhe pikat e evidentuara, edhe sasia e mbeturinave, janë dukshëm më pakta dhe kjo tregon se çdo ditë e më tepër po e ruajmë ambientin”, tha drejtori Morina, i cili gjithashtu tha se “nuk do të ndalen së punuari, edhe në forma të ndryshme vetëdijesimi, në mënyrë që ambienti që na rrethon të jetë i pastër”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …