Amerika ka marrë vendim që me një kontingjent të 350 trupave të zhvillojë manovra ushtarake në Rumani

Amerika ka marrë vendim që me një kontingjent të 350 trupave të zhvillojë manovra ushtarake në Rumani

Në kohën e acarimit gjithnjë e më të thellë të raporteve mes Amerikës dhe Rusisë, Uashingtoni zyrtar  ka marrë vendim që me një kontingjent të 350 trupave nga Rumania, Bullgaria, Moldavia, Serbia, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zhvillojë manovra ushtarake në Rumani, pikërisht në kohën e rritjes së tensioneve mes NATO-s dhe Kremlinit zyrtar. Këto manovra do të mbahen pak kohë pasi Amerika ka aktivizuar një sistem raketor në jug të Rumanisë. Kryetari i Rusisë ka deklaruar se qëllimi i Amerikës dhe i NATO-s është që ta dobësojnë Rusinë, ndërkohë që vendosjen e raketave e ka konsideruar si veprim të gabueshëm që dëmton marrëveshjet e arritura në këtë drejtim. Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se qëllimi i këtyre manovrave është përgjigje ndaj kërcënimeve që vinë nga Irani dhe jo nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …