Trust

Sot, në Prishtinë pritet të mbahen protesta për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trustit pensional

Sot, në orën 12.00 në Prishtinë pritet të mbahen protesta  për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trustit pensional. Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj. Ata, për këtë rast  kanë paralajmëruar protestë masive. Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të serishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet. Iniciativa u përkrah nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosja.

Kontrolloni gjithashtu

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të …