Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi u ka kërkuar falje të gjithë atyre, të cilët i ka dërguar në Vetëvendosje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndër më militantët, Florin Krasniqi u ka kërkuar falje të gjithë atyre,  të cilët i ka dërguar në këtë subjekt politik. Iu kërkoj falje se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bie Kosovën në këtë situatë. Florin Krasniqi deklaroi se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë të dëmshme intensivisht për Republikën e Kosovës. Gjermania është shtet shumë i mirë dhe mik i Kosovës, por ajo nuk ka fuqi politike. Ajo nuk mund të na liberalizojë as vizat. Amerika është ajo që e ka çliruar Kosovën dhe ka sjellë pavarësinë e saj. Unë nuk e shoh Evropën shpëtimtare të Kosovës. Ai e ka kritikuar Kurtin në raport me marrëveshjen për energjinë me Sfidat e Mijëvjeçarit. Kjo ka ndodhur pasi që Albin Kurti ka acaruar raportet me Amerikën. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë raporte në nivelet më të ulëta. Nëse ambasadori i Amerikës, në Kosovë  takohet shpesh Kurtin, kjo nuk do të thotë se raportet janë të mira, tha mes tjerash për TV-Dukagjini, ish militanti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …