leoni

Përparim Gruda, kërkoi të përkrahet iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Përparim Gruda, kërkoi të përkrahet iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar që të përkrahet iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së të cilët gjenden në paraburgim në Hagë. Ai ka thënë se fitorja në Hagë është farkëtim i identitetit dhe dinjitetit tonë kombëta. “Kushdo ka te drejtë të ketë vlerësimin e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si politikan. Mund të mos pajtohet, dhe po ashtu, mund të bëjë prapë luftë politike kundër tyre kur ata të jenë të lirë, sepse fundja lufta e tyre ishte për këtë: për lirinë dhe mendimin e lirë. Por, askush nuk duhet të jetë indiferent e të mos i ndihmoj, e aq me pak t’i dëmtoj ata, në rrugën vështirë që kanë përpara për t’i dëshmuar botës pastërtinë e luftës tonë dhe me këtë për të mbrojtur kombin dhe shtetin tonë”, ka shkruar Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …