Gjeneral-nënkoloneli, Petar Cvetkoviq, ka vizituar bazat serbe ushtarake të vendosura në kufi me Kosovën, në Merdare

Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjeneral-nënkoloneli,  Petar Cvetkoviq, ka vizituar bazat serbe ushtarake të vendosura në kufi me Kosovën, ne  Merdare dhe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe është bindur për aftësinë e shkëlqyer të pjesëtarëve të njësisë për të kontrolluar Zonën e Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e sikut  thotë ai të  “vijës administrative” drejt Kosovës, ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Cvetkoviq ka kontrolluar gjendjen dhe organizimin e jetës dhe punës në këto baza nën përgjegjësinë e brigadës së tretë të ushtrisë tokësore serbe. Në fund të vizitës, gjenerali serb  falënderoi ushtarët dhe oficerët e angazhuar në ato baza për aftësitë e treguara dhe qëndrimin profesional ndaj detyrimeve të tyre, duke theksuar se kompetenca dhe morali i tyre i lartë garantojnë zbatimin me sukses të të gjitha detyrave dhe sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …