Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Më në fund Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar një stabilitet dhe ka nisur reformat

Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar një stabilitet dhe ka nisur reformatm ka thënë zyrtari i lartë i kësaj partie Bekim Qollaku. PDK edhe pse partia më e madhe opozitare në vend, megjithatë, me numrat e saj në raport me shumicën parlamentare është shumë e vogël. Çollaku tha se i takon liderit të partisë, Memli Krasniqi që ta bind qytetarin e Kosovës se PDK do të qeverisë më mirë vendin. Dhe këtë do ta bëjmë në proces e sipër. Ai tha se lëshimet dhe gabimet nga qeverisja e kaluar e PDK-së, kanë lënë shenja dhe shton se “megjithatë PDK është e gatshme t’i ofrojë vendit një qeverisje të duhur”. Çollaku ka theksuar se krijimi i Gjykatës Speciale i ka vënë një barrë tepër të madhe Kosovës, dhe se kjo gjykatë ka qenë një imponim ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …