24 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës

RKL: Për veprimet konkrete në veri duhet maturi e strategji të cilin nuk e disponon në nivelin e duhur Albin Kurti as Xhelal ministri

Prej kohës kur erdhi në pushtet, Qeveria Kurti nisi një betejë politike kundër përfaqësuesve serbë të veriut  të Kosovës, me qëllim për  sikur thuhej të vendosjes e sundimit të ligjit,  të cilin sipas tyre nuk e kishin ushtruar  qeveritë e kaluara. Vetëvendosja këtë meritë donte t’ ia përshkruante vetes si mbajtje të premtimeve zgjedhore dhe me qëllim përbuzjen  për gjoja mos punën,  nga ish qeveritë të cilat i ka shpallur të dështuara.

Në “luftë” politike kundër veriut, ajo thelloi hendekun mes serbëve, disa nga të cilët edhe i pranojnë institucionet e Kosovës. Po ashtu sa herë goditi “krimin” në veri,  i trazoi forcat separatiste serbe,  të cilat në asnjë kusht  dhe me asnjë çmim nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe shumica syresh përfaqësohen nga Lista serbe,  të cilën e dirigjon hapur Beogradi zyrtar.

Veprimet arrogante të ministrit të Brendshëm,  Xhelal Sveçla në veri sollën barrikadimin e rrugëve në veri të vendit që rezultoi me rivendosjen e forcave të KFOR-it  dhe të UNMIK-ut në kufi me Serbinë. Madje këtë dështim, këtë autogol,  Qeveria Kurti e paraqet si të arritur.

Shpallja e fillimit të heqjes së targave të automjeteve të Serbisë, më 1 nëntor u bë kundër vërejtjes së Qeveria Kurti mori në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj nga BE-ja, Franca, Gjermania e shtete të tjera. Injorimi  i kërkesave amerikane për shtyrje të procesit, meqë është faza e dialogut dhe bisedimeve intensive, ishte një papërgjegjësi që tanimë i kushtuar Qeverisë Kurti e cila po ecën si i verbëri nëpër rrugën e madhe…

Ky akt i pamatur politik kundër veriut ka nxitur zemërim dhe protesta, dorëheqjen nga Qeveria të zyrtarëve të ministrive si dhe dorëheqjen e katër kryetarëve serbë të komunave me shumicë serbe në atë pjesë të Kosovës.

Në pozitën më të palakmueshme që ndodhet Kosova qysh prej mbarimit të luftës, Xhelal ministri del e fotografohet në zonën kufitare me Serbinë,  për të treguar se ai është më trimi dhe ka arritur t i mposhtë serbët.

Papërgjegjësia e tij, veprimet naive për t’ u fotografuar në Ujman, edhe sot për inat dhe rivalitet ndaj  Hashim Thaçit, tregojnë se ky ministër vuan nga një sindrom i pashërueshëm i frustrimit naiv  dhe futet thellë e më thellë,  gjithnjë  deri atje nga nuk mund të dalë.

Për habinë time personale por me siguri edhe të tjerëve që ndajnë mendimin e njëjtë me mua, nuk kuptoj a qëndron Kurti pas Sveçlës, apo Sveçla pas Kurtit.

Përse, kryeministri, Albin Kurti nuk i ndalon këto veprime, kjo  mbetet enigmatike.

Të jetë  Albin Kurti në nivel të aftësive perceptuese mendore, politike, strategjike  me ato të Xhelalit, këtë nuk e besoj dhe nuk besoj se e beson kush tjetër veç Xhelal ministrit, i cila sapo të nis Prokuroria ndonjë hetim dhe fillon reagimi i policisë, ai  fryhet si bibani kur i fishkëllojnë dhe i tregon muskujt.

Kujt i shërben dukja e Xhelal Ministrit në Veri në kohën e thellimit të krizës, në kohën kur Rusia mezi pret të ndodh ndonjë incident me përmasa që do t’ i konvenonin, pikërisht në kohën kur gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti ka plotësisht të drejtë të kërkojë reciprocitet me Serbinë, madje me atë kauzë edhe ka ardhur në Qeveri, por pse reciprocitet vetëm për targat, përse jo edhe për ekonominë, tregtinë… Pse nuk kërkon reciprocitet për të drejta të barabarta si të shqiptarëve të mbetur nën Serbi si ndaj shumicës, serbe që ndodhet në Veri të vendit. Le të jetë reciprok edhe Asociacioni.

Me veprimet e fundit të Qeverisë Kurti nuk besoj se pajtohen të gjithë brenda Vetëvendosjes, sepse të injorosh kërkesat e krerëve më të lartë të diplomacisë së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një rrezik, me shumë pasoja jo vetëm për Kurtin e Vetëvendosjen. Megjithatë Kurti e di se Diplomacia amerikane nuk lëshohet në nivelin deri ku e ka sfiduar Albin Kurti, por po ashtu është tejet i vetëdijshëm se nuk mund të kalojë pa pasoja.

Duket se situata që aktualisht po mbretëron në Vetëvendosje do të prodhojnë një shkizmë të re përbrenda partisë dhe ka gjasa të besueshme  se Kurti po e stimulon këtë, me qëllim për t’ u liruar nga ata që po shihet hapur se nuk po e dëgjojnë. Në një rast të tillë ai do të dilte fitues, sepse shkizmatikët do t i konsideronte si antiamerikanë dhe do të rikthej sërish në pozitën e fitimtarit brenda partisë.  Këtë metodë  Kurti e ka përdorur shumë herë kundër fraksioneve brenda partisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …