Refugjatet Ukrainas

Eurodeputeti, Manfred Ueber ka bërë thirrje për më shumë solidaritet evropian në akomodimin e refugjatëve ukrainas

Eurodeputeti, Manfred Ueber ka bërë thirrje për më shumë solidaritet evropian në akomodimin e refugjatëve ukrainas. Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka tërhequr vërejtjen se nëse më shumë ukrainas detyrohen të ikin gjatë dimrit për shkak të bombardimeve ruse dhe sulmeve, atëherë Evropa Perëndimore duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afër tetë milionë banorë nga Ukraina kanë kërkuar deri më tani mbrojtje jashtë vendit për shkak të luftës që filloi më 24 shkurt. Shtetet që kanë pranuar më shumë refugjat nga Ukraina janë Polonia, që ka strehuar rreth një milion e 500 mijë refugjatë dhe Gjermania që ka pranuar rreth një milion.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …