Në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian, në Tiranë, Sali Berisha sulmohet fizikisht gjatë protestës së opozitës

Në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian, në Tiranë, Sali Berisha sulmohet fizikisht gjatë protestës së opozitës

Në kohën kur liderët e rajonit po arrinin  njëri pas tjetrit në Tiranë për samitin, BE-Ballkani Evropian, Partia  Demokratike e  Sali Berishës ka mbajtur  protestën sikur thotë ai  pro Samitit dhe Bashkimit Evropian, por kundër kryeministrit, Edi Rama. Ndërkohë, gjatë protestës  një person, i identifikuar si Gert Sheu, 31 vjeç që ishte në mesin e turmës, kishte arritur në ballin e protestës  dhe   ka goditur me grusht në fytyrë, Sali Berishën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Berisha është gjakosur pas goditjes. Sipas mediave në vendngjarje, goditja ishte e qëllimshme. Salih Berisha ishte përplasur  përtokë pas goditjes, ndërsa personi që e qëlloi u godit më pas nga truprojat e Saliut dhe disa protestues. Berishës i është dhënë ndihma e parë, por ka pësuar gërvishtje në fytyrë. Pas incidentit, Berisha dhe Meta kanë vazhduar protestën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …