Edi Rama bisedë telefonike me Zelenskyn: Shqipëria do ofrojë ndihmë humanitare

Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Situata në Ukrainë, ndihma humanitare dhe ushtarake si dhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev kanë qenë në fokus të bisedës telefonike mes Ramës dhe Zelenskyt. Rama i ka bërë të ditur Zelenskyt se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake. Gjithashtu përgjatë vitit 2023, Shqipëria do të hap ambasadën e saj në Kiev, raporton rtsh.

Kontrolloni gjithashtu

Kristofer Hill

Christopher Hill: Ju them qartë, nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi, dhe për këtë shkova”

Ambasadori amerikan i njohur, Christopher Hill, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Ushtrinë …