leoni

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në Rahove

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D.,  i lindur në vitin 1963., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec. 

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy (2) pistoleta dhe tre (3) copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rahovec, 13 shkurt 2023

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …