Me 21 mars 2023 promovohet monografia “Bekimi, luftëtari i bekuar” me autor Afrim Hysenaj

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së- dega në Drenas, ju njoftojnë se me datë 21 mars 2023, duke filluar nga ora 17:00h në sallën e Kulturës në Drenas, organizojnë Promovimin e librit-monografisë “Bekimi, luftëtari i bekuar” me autor Afrim Hysenaj. Monografia i kushtohet dëshmorit të kombit Bekim Xh. Hysenaj, në 24 vjetorin e rënies.
Me këtë rast ftohen familjet e dëshmorëve, Invalidë, Veteranë, bashkëluftëtarë të UÇK-së, Institucionet Lokale dhe Qëndrore, të gjithë ju bashkëqytetarë të komunës së Drenasit dhe më gjerë, që të merrni pjesë në promovimin e këtij libri.
Ky promovim organizohet nën patronatin e Shoqatave të dala nga lufta UÇK-së – dega Drenas.
Pjesëmarrja e juaj nderon sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Drenas, 17 mars 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqatat e dala nga lufta- dega në Pejë njoftim publik për 5 Majin – Dita e Dëshmorëve

OVL, SHIL, SHFD të UÇK-së – dega në Pejë, njoftojnë opinionin publik për zhvillimin e …